Putin: Elon Musk është një gjeni i vërtetë

Putin: Elon Musk është një gjeni i vërtetë

Presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar sipërmarrësin amerikan Elon Musk si një gjeni të vërtetë, ndërsa përshëndeti lançimin e rivalit rus të Starlink, Rassvet.

 

Putin i bëri këto komente të mërkurën kur vizitoi një ekspozitë të inovacioneve teknologjike ruse, ku Ministri i Zhvillimit Dixhital Maksut Shadayev e informoi  mbi Rassvet, një sistem interneti satelitor i zhvilluar në vend, i projektuar për të konkurruar me rrjetin SpaceX të Musk.

 

“Elon Musk është një gjeni, një gjeni i vërtetë”, tha Putin, duke vënë në dukje se sipërmarrësi amerikan ka më shumë se 5000 satelitë në orbitë.

 

Më tej Putin shtoi se Rusia ishte krenare që kishte filluar ndërtimin e rrjetit të saj satelitor në mënyrë të pavarur.

 

Moska mban kontakt të ngushtë me partnerët amerikanë, mes tyre dhe Musk, për të parandaluar ndërhyrjen midis satelitëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy