
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot propozimin për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës.
Ky vendim vjen si një vlerësim për angazhimin dhe sakrificën e tyre të jashtëzakonshme në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave të shumta civile që përfshinë vendin gjatë këtij viti.
Ngarkesa më e madhe operacionale për efektivët ishte zjarri masiv në malin e Dajtit, ku u desh një gatishmëri e pandërprerë nga 25 korriku deri më 10 shtator për të izoluar dhe shuar vatrat e zjarrit.
Përveç zonave kritike të kryeqytetit si Daias, Priskë, Gurë dhe Ibë, zjarrfikësit e Tiranës treguan solidaritet duke ndërhyrë edhe jashtë territorit të tyre, specifikisht në qarqet e Durrësit dhe Vlorës.



