Prtotesta e 28 Nëntorit/ Shkon në 48 numri i të lënduarve, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Prtotesta e 28 Nëntorit/ Shkon në 48 numri i të lënduarve, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Të paktën 48 persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e incidenteve gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Mes të lënduarve ka efektivë policie, protestues, gazetarë, punonjës sigurie dhe kalimtarë.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bazuar në informacionet paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 36 persona për të marrë trajtim mjekësor.

 

Prej tyre, 12 janë efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Ministria bën me dije se aktualisht janë të shtruar në këtë spital 5 persona: një efektiv policie, 3 protestues dhe një gazetar, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

 

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, mes tyre 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Sipas Ministrisë, të gjithë personat e paraqitur në QSUT kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy