Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Erdoan Shipoli deklaron se studentët kanë për detyrë ta mbrojnë Shqipërinë nga grupet që duan ta shfrytëzojnë.
Në një lidhje për “MCN Live” duke folur për protestën, ai tha se marrja e situatës nën kontroll është detyrë e qeverisë.
Sipas tij, qeveria nuk duhet të lejojë agjenturat e huaja që t’i përdorin këto protesta.
Nëse qeveria ka interes që atë frustrim ta bëjë më të madh, se populistat dhe autokratët, gjithmonë kanë interes që të përshkallëzohen protestat, që të mund ti deligjitimojë ato. Por është detyra e qeverisë ta marrë situatën e sigurisë nën kontroll.
Qeveria nuk duhet të lejojë agjenturat e huaja që t’i përdorin këto protesta. Detyra për të ofruar siguri në shtet, është e qeverisë, jo e protestuesve.



