Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka liruar nga detyra dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Në vend të tyre, nënkryetare e re e Bashkisë është emëruar Etleva Bisha.
Ajo vjen në këtë pozicion me një përvojë të gjatë politike dhe profesionale, duke qenë një nga themelueset e FRESH-it, pjesë e reformës së shërbimeve sociale në kohën kur Veliaj drejtonte ministrinë, si dhe eksperte e pushtetit vendor në bashkëpunim me organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Bashkia sqaron se në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Emërimi i saj bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor.



