Rritja e kostove të punës me 43% / Prençe: Mungon strategjia e zhvillimit industrial, nuk krahasohemi as me vendet e rajonit

Rritja e kostove të punës me 43% / Prençe: Mungon strategjia e zhvillimit industrial, nuk krahasohemi as me vendet e rajonit

Kostot për punëdhënësit në Shqipëri janë rritur me 43% përgjatë katër viteve të fundit, duke vënë në vështirësi serioze sektorin prodhues dhe eksportues.

 

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN tv, Ervin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro Eksport Albania”, renditi faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje të ndjeshme, duke veçuar mungesën e strategjisë industriale dhe zhvlerësimin e monedhës evropiane.

 

Ka ndikuar mungesa e theksuar e investimeve në automatizim, si dhe mungesa e likuiditetit për të diversifikuar sadopak linjat prodhuese aktuale. 

 

Ka munguar pjesa e një strategjie të zhvillimit industrial në Shqipëri. 

Pra, siç e kemi diskutuar edhe herë të tjera, Shqipëria po deindustrializohet dhe nuk po zhvillohet. 

 

Absolutisht, ndikimi kryesor sa u takon eksportuesve, ku bëjmë pjesë edhe ne, ka qenë kursi i këmbimit, ose forcimi i lekut, i cili mendoj se është një nga elementët kryesorë që ka shkaktuar këtë tërmet ekonomik apo ‘pandemi ekonomike’ që po kalon vendi. 

 

 

Duke analizuar klimën e të bërit biznes, Prençe theksoi se Shqipëria mbetet pas edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të mungesës së politikave mbështetëse dhe amortizatorëve fiskalë.

 

Për fat të keq, ne nuk mund të krahasohemi me vendet e rajonit, as me fqinjët tanë si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. 

 

Në Shqipëri, treguesi kryesor deri më sot ka qenë fakti se çfarë duhet të paguajnë bizneset dhe punonjësit tanë për të kontribuar në taksat ndaj qeverisë. 

 

Nga ana tjetër, ka munguar theksueshëm aspekti mbështetës ose amortizatorët fiskalë të detyrueshëm, duke pasur këtë presion të vazhdueshëm dhe një ekonomi kaq vulnerabël, siç është e jona. 

 

Këta janë indikatorët kryesorë që duhej të ishin reflektuar edhe në paketën fiskale, por ne nuk shohim në asnjë presje e në asnjë pikë të saj ndonjë hapësirë diskutimi, por vetëm atë se çfarë duhet paguar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy