Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS) ka publikuar bilancin zyrtar të personave të lënduar që kanë marrë ndihmë mjekësore deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, 18 tetor 2026.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm përgjatë ditës së sotme kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe 5 të lënduar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Spitali i Traumës (SUT) 23 persona në total: 17 efektivë policie, 1 protestues (i mitur), 1 përfaqësuese e medias, 4 kalimtarë, 1 efektiv policie po merr trajtim në urgjencë.
Përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme (gjendja paraqitet e mirë), ndërsa të tjerët janë larguar pas ndihmës së parë.
QSUT "Nënë Tereza" 5 persona në total: 2 efektivë policie, 3 protestues, 1 efektiv policie vijon të marrë shërbim në urgjencë dhe 4 personat e tjerë janë larguar nga spitali pas marrjes së këshillës mjekësore.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se prej fillimit të tensioneve më 13 tetor e në vijim, numri i personave që vijojnë të jenë të shtruar në spital ka arritur në 14 pacientë: 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë, 1 përfaqësues të medias
Në përmbyllje të njoftimit, MSHMS ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e lartë për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet e urgjencës shëndetësore për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar. Ministria garantoi se strukturat shëndetësore mbeten në gatishmëri të plotë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari, pa asnjë dallim.



