Protestat, Baçi: "Flamingot" dhe studentët i bënë apel politikës, duhet reflektim nga e gjithë klasa politike

Protestat, Baçi: "Flamingot" dhe studentët i bënë apel politikës, duhet reflektim nga e gjithë klasa politike

Analisti Agim Baçi, në "MCN Live", komentoi zhvillimet e fundit rreth protestave në Tiranë, duke theksuar se kërkesa kryesore e të rinjve lidhet me mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

 

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Parisi i cili përmendi ndikimin e Iranit, grupit ANTIFA dhe partive opozitare pas të rinjve të radikalizuar, Baçi u shpreh se asnjë nga këto pretendime nuk e zhbën pyetjen themelore që protestuesit i drejtojnë sot politikës dhe qeverisë.

 

Sipas tij, përgjegjësinë kryesore për t'u dhënë zgjidhje kërkesave të të rinjve e mban qeveria, por edhe opozita duhet të reflektojë thellë për arsyet pse po kontestohet në shesh.

 

Mund të themi duart e zeza, Irani apo ANTIFA, por të gjitha këto nuk e zhbëjnë një pyetje që të rinjtë na bëjnë: 'Do na ndihmoni ta bëjmë të mundur të ardhmen tonë në Shqipëri?' Le ta ndajë krimi dorën e zezë nga protesta. Çështja është që ne të gjithë si shoqëri, me në krye qeverinë, do ua bëjmë të mundur të ardhmen në Shqipëri këtyre të rinjve apo jo. Kjo është më e rëndësishmja e të gjitha atyre ditëve dhe muajve të protestës, dhe përgjegjësia kryesore është e politikës dhe qeverisë që t'u japë përgjigjen e duhur. Që në fillim 'Flamingot' dhe pastaj studentët i bënë një apel politikës. Përgjegjësinë kryesore e ka qeveria, prandaj protesta iu drejtua të gjithë politikës. Politika është ajo që kthen përgjigje; opozita duhet të bëjë të vetën, po ashtu edhe qeveria. Duhet reflektim nga klasa politike dhe opozita duhet të bëhet shtëpia e zemërimit qytetar. Opozita duhet t'i bëjë pyetjen vetes: pse na kontestojnë në shesh? Gjithmonë i kërkohet kreut, dhe për mua është trishtim i madh kur një protestë konteston opozitën. Kjo nuk ka të bëjë fare me Berishën apo Nokën, por me qytetarët; duhet të kthehesh në institucion shprese për rotacionin. Problemi është se kryetari i PD-së prezantohet si kryeministri i ardhshëm dhe prandaj kontestohet, sepse ti ke detyrë të kthehesh në qeverisje dhe ata e kontestojnë si kryeministër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy