Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47- vjeçari

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47- vjeçari

Një person i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

 

Sipas Policisë, bëhet fjalë për 47- vjeçarin Klodian Ndoj, banues në fshatin Sanxhak, i cili u ndalua falë koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

 

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik, në fshatin Sanxhak, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 47-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 22 vjeç, dhe më pas i ka vjedhur automjetin.

 

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Pas ndalimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy