Strukturat spitalore në kryeqytet kanë zbardhur bilancin zyrtar të personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore deri në orën 21:00, si pasojë e protestave të tensionuara në Tiranë.
Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë paraqitur 4 kalimtarë të lënduar, njëri prej tyre ka deklaruar se ka marrë lëndime që gjatë protestës së djeshme, ndërsa një tjetër kalimtar është shtruar zyrtarisht në spital pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore. Gjithashtu një efektiv policie ka marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e këtij spitali.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka mbërritur një protestuese, e cila është larguar nga ambientet spitalore menjëherë pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Autoritetet shëndetësore po vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



