
Në Premier League edhe gjatë merkatos së dimrit nuk do të mungojnë supersfidat.
E tillë do të jetë ajo midis Tottenham Hotspurit dhe Manchester United për Orri Oskarsson, pjesë e Real Sociedad.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ drejtuesit e bardhebluve synojnë afro 20 milionë euro, një shifër jo problematike për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’.
22 vjeçari po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Reale Arena ‘’ i cili përfaqëson ‘’ Los Txiuriurdines ‘’, ekip i sikletshëm për cilindo rival.
Ishi i Copenhagen numëron 6 gola në 14 sfidat e sezonit aktual, ndër më të mirët e trainerit Pellegrino Matarazzo.
Evertoni, Newcastle dhe Brentfordi gjithashtu janë pretendentë që s’duhen nëvlerësuar i cili e përfundon kontratën me ekipin nga San Sebastian në 30 qershorin e 2030-tës.
Thuhet se vaskët po e studiojnë çdo skenar por vendimin duhet ta marrë golashënuesi të cilit mund ti ndryshojë karriera në çdo aspekt.
