Kursimet e qytetarëve në banka pritet të kenë një mbrojtje më të madhe.
Një projektligj i ri parashikon rritjen e kufirit të sigurimit të depozitave nga 2.5 milionë në 6 milionë lekë, duke nisur nga korriku i vitit 2027.
Parashikohen gjithashtu kompensime shtesë për raste të veçanta dhe zgjerim i kategorive që përfitojnë nga skema.



