
Përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit po vijojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës, ndërsa autobotet kanë lëvizur në drejtim të turmës, duke hedhur ujë me presion ndaj demonstruesve.
Siç njofton gazetarja Marina Sulollari nga terreni, grupi i pozicionuar në bulevard e ka të pamundur t'i afrohet perimetrit të sigurisë së Kryeministrisë.
Kjo vjen për shkak të një kordoni të dytë e të fortë policor, i cili në momentin që dallon afrimin e studentëve, kundërpërgjigjet menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë dhe zmbrapsur masën e njerëzve.



