
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.
Mjeti me targë AB139YP, me drejtues shtetasin Xhuljano Isufi, ka goditur këmbësorin teksa ky i fundit po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, në drejtim të terminalit. I dëmtuari ka rënë në tokë dhe është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ambulanca, ndërsa mësohet se këmbësori është identifikuar si Hysen Riad, 31 vjeç, me origjinë egjiptiane.
Ai është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha, 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
