Prezantohet sistemi unik i gjobave/ Rama: Jo më me copa letre, regjistër kombëtar me numër unik! Qytetari do njoftohet në e-Albania

Prezantohet sistemi unik i gjobave/ Rama: Jo më me copa letre, regjistër kombëtar me numër unik! Qytetari do njoftohet në e-Albania

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të sistemit unik të gjobave, një hap i ri në digjitalizimin e shërbimeve që synon rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe standardizimin e procedurave administrative.

 

Përmes këtij sistemi, çdo kundravajtje do të shoqërohet me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo akti. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se me këtë mekanizëm mbyllet tradita e gjobave në letra, ndërsa kërkoi që zbatimi i tij të realizohet sa më parë.

 

Besoj që është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit dhe modernizimit të administratës dhe marrëdhënieve të shtetit shqiptar me qytetarin. Mbyllet një traditë e gjatë e gjobave të vendosura mbi copa letre, të shkruara edhe në mënyrë të palexueshme.

 

Sipas kreut të qeverisë, të gjitha gjobat do të mblidhen në një bazë të vetme të dhënash dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale përmes platformës E-Albania.

 

Tani të gjitha institucionet mund të hyjnë në një epokë të re të vendosjes së gjobës nëpërmjet mjeteve të teknologjisë digjitale, gjë që sjell njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës E-Albania. Të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia të kontrollojë te mesazhet e tij gjobat që ka. Zbatimi i gjobave online dhe jo me letra duhet të realizohet sa më parë.

 

Sipas kreut të qeverisë, sistemi i ri i jep fund procesit të gjobitjes pa gjurmueshmëri, pasi çdo punonjës që vendos një gjobë do të identifikohet me një numër unik dhe bazë të qartë ligjore. 

 

Rama bëri me dije gjithashtu se hapi i radhës është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave, si dhe pajisja e të gjithë punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi që do të jenë aktive gjatë gjithë kohës.

 

Janë edhe kategorizimet e gjobave në databaze,. Do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen drejtpërdrejt nga telefoni të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me rëndësi është të nënvizohet se nuk ka më një proces gjobitje pagjurmueshmëri, garantohet një rrjedhë e njëjtë një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat. 

 

Hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave që përmbyll një proces jo të lehtë, sepse ka qenë një punë e gjatë. Së shpejti nis edhe zbatimi i projektit për pajisjen e të gjithë punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi që do jenë aktive gjithë kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy