Hakerat futen në frigoriferë/ Semanaj: Presion psikologjik! Dokuzi: Siguria e kombit varet nga ajo kibernetike

Hakerat futen në frigoriferë/ Semanaj: Presion psikologjik! Dokuzi: Siguria e kombit varet nga ajo kibernetike

Ndërhyrja nga hakerat në frigoriferët e supermarketeve në disa vende europiane krijon panik te qytetarët dhe thekson faktin se siguria e kombit varet nga siguria kibernetike.

 

Duke folur për “MCN Live”, eksperti i IT, Besmir Semanaj thotë se është një mesazh që duhet trajtuar me shumë seriozitet dhe se kapacitetet tona kibernetike duhet të jenë ne nivelin e duhur.

 

Ndërsa eksperti tjetër Shahin Dokuzi u shpreh se, më shumë rëndësi ka mbrojtja nga hakerimi se sa identifikimi i autorëve.

 

Semanaj

Nga sulmi në frigoriferë u prekën nëntë shtete, u prek dhe banka e gjakut. Shumë vende bien pre e sulmeve kibernetike nga pakujdesia. Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë për dëmshpërblim. Në këtë rast nuk kishim të bënim me përfitim ekonomik. 

 

Ndaj është ngritur pikëpyetje, se mos ka qëllime dashakeqe ndaj Bashkimit Europian dhe e dyta mund të jetë përhapja e panikut te qytetarët, ku nëpërmjet disa passwordeve prishen tonelata ushqime. Është presioni psikologjik që i bëhet Europës. 

 

Është një mesazh që duhet ta marrim me shumë seriozitet, të gjitha vendet e BE-së. Kapacitetet tona kibernetike duhet të jenë në nivelin e duhur, duke pasur parasysh zhvillimin që ka marrë inteligjenca artificiale

 

Dokuzi 

Dëmet janë shumë më të mëdha se frigoriferët, se mund të prishë ushqimet, prishë gjakun. Mund të ndalohet gjithë rrjeti i transportit etj. Çdo gjë është Smart sot. Siguria e kombit sot, varet nga siguria kibernetike. 

 

Mund ta sulmosh një shtet edhe pa i bërë presion fare, mund ta bësh thjesht me sulme kibernetike, mund të ndalohet prodhimi fare. Më e rëndësishme është mbrojtja nga hakerimi se sa identifikimi i autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy