Protesta te Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë drejt policisë dhe i vihet zjarri koshave

Protesta te Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë drejt policisë dhe i vihet zjarri koshave

Protesta e sotme e kulmuar para Ministrisë së Arsimit ka bërë bashkë, të rinj, studentë por edhe militantët e Partisë Demokratike, të cilët fillimisht u grumbulluan para Kryeministrisë. 

 

Gazetarja Sabina Nika raporton për MCN se protestuesit qëlluan me gurë drejt efektivëve të policisë, të cilët janë rreth 1200 në terren.

 

Ndërkohë një grup të rinjsh iu vunë zjarrin koshave të mbeturinave, duke krijuar tym në zonë.

 

Sakaq në këtë protestë deputetët opozitarë qëndrojnë më të distancuar, për të mos patur tensione.

 

Po ashtu gjatë protestës pati shoqërime nga policia.

 

Gjatë gjithë kohës nuk munguan thirrjet, “Rama në burg, Berisha në burg” si dhe “Poshtë komunizmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy