Katër tërmete kanë goditur një zonë të Turqisë jugore pranë Adanasë, por deri më tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme. Agjencia qeveritare e menaxhimit të emergjencave, AFAD, raportoi tërmetin më rrjetin social X.
Tre nga lëkundjet ndodhën brenda gjysmë ore, ndërsa e katërta ndodhi disa orë më vonë të dielën.
Zona e prekur është afërsisht 150 kilometra nga epiqendra e dy tërmeteve të fuqishme në shkurt 2023, të cilat vranë të paktën 53.000 persona.
Tre lëkundje goditën rrethinën Saimbeyli të provincës Adana një me magnitudë 4.8, i dyti me magnitudë 4.9 dhe i treti me magnitudë 4.4, sipas AFAD.
Një lëkundje tjetër me magnitudë 5.2 goditi rrethinën Sumbas, rreth 80 kilometra në jug.



