Goditet një tjetër cisternë në Gjirin Persik, Irani raporton shpërthime minash në Hormuz

Goditet një tjetër cisternë në Gjirin Persik, Irani raporton shpërthime minash në Hormuz

Situata në Lindjen e Mesme mbetet tepër kritike këtë të enjte, pasi një anije cisternë u godit nga dy predha pranë brigjeve të Katarit në Gjirin Persik, ndërsa televizioni shtetëror iranian raportoi se dy çisterna të tjera nafte dhe një rimorkiator u përfshinë nga flakët pas shpërthimit të minave në Ngushticën e Hormuzit. 

 

Rajoni ndodhet në gjendje lufte që prej muajit shkurt, kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin, duke bërë që Teherani të bllokojë këtë rrugë kyçe detare përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit botëror të naftës.

 

Ushtria britanike (UKMTO) konfirmoi goditjen e cisternës 92 kilometra në veri të Katarit, duke shtuar se statusi i ekuipazhit dhe dëmet mjedisore mbeten të panjohura. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit pretendoi gjithashtu se ka sekuestruar dy dronë amerikanë mbi Ngushticën e Hormuzit.

 

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Omanit zhvilluan një bisedë telefonike për të diskutuar zgjidhje teknike dhe politike që mund të çojnë në rifillimin e lundrimit pa pengesa në Ngushticën e Hormuzit.

 

Ushtria e Koresë së Jugut ka propozuar zgjerimin e misionit të saj detar kundër piraterisë në ujërat në jug të Omanit për shkak të rritjes së rrezikut, por sqaroi se kjo nuk do ta përfshijë vendin në luftën direkte me Iranin. Ndryshimi pret miratimin e Presidentit Lee Jae Myung.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy