Juventus, sfidë Atletico Madridit për Noni Madueken

Juventus, sfidë Atletico Madridit për Noni Madueken

Sfidat ndërmjet klubeve cilësorë nuk do të mungojnë në merkatot vijuese.

Sigurisht uria për sukses sa vjen edhe shtohet dhe përpjekjet gjithmonë janë maksimale. 

E tillë do të jetë ajo midis Juventusit dhe Atletico Madridit për Noni Madueken. 

Sipas ‘ The Telegraph ‘ 24 vjeçari po ndiqet me kujdes nga drejtuesit respektivë i cili po has vështirësi tek Arsenali.

 Ishi i Chelseat u transferua në ‘’ Emirates ‘’ në verën e 2025-sës për afro 52 milionë euro, përfshirë bonuset. 

Por rivaliteti tek ekipi i Mikel Artetas nuk i ka lënë shumë hapësira për tu shprehur dhe numëron vetëm 1 gol në 5 sfidat e para. 

Nga kjo situatë do të mundohen të përfitojnë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’, shumë kompetitivë dhe të sikletshëm për çdo rival. 

Edhe pse shijoi pjesëmarrjen në Botëror situata aktuale i ka shkaktuar mosgrumbullimin nga Tomas Tuchel tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’.

 Po studiohet huazimi i lojtarit nga Barnet deri në fundin e sezonit për ti dhënë shansin të adaptohet siç duhet, të cilit i përfundon kontrata me 14 herë kampionët e Premier Leagues në qershorin e 2030-tës. 

Por Mikel Arteta duhet ta analizojë me kujdes sepse nuk ka në dispozicion as Kai Haverts bashkë me  Christos Tzolis dhe ndoshta do të bëhet një përpjekje për qëndrimin e Noni Maduekes në ‘’ Emirates ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy