Avokati shqiptar në Londër, Naim Hasani ndan bindjen se diaspora do të jetë masivisht në protestën e thirrur më 28 nëntor.
Ai deklaroi për “MCN Live” se mazhoranca socialiste ka dështuar totalisht dhe opozita nuk sjell shpresë për ndryshim.
28 nëntori shihet si një protestë që besoj do të jetë shumë e qytetëruar dhe diaspora do të jetë masivisht në protestë, kundër klasës politike 36-vjeçare. Kurrsesi diaspora nuk pajtohet me një parti të rilindjes së Edi Ramës, i cili pas 30 vitesh thotë ne jemi shpëtimi.
Mazhoranca socialiste ka dështuar totalisht dhe opozita nuk sjell shpresë për ndryshim. Nuk ka opozitë që të bëj oponencë, por janë bërë bashkë dhe duan të mbajnë pushtetin 36-vjeçar.
Thirrja e Berishës që t’i bashkohen atij dhe opozitës imagjinare, janë thjesht demagogji. Në 28 nëntor qytetarët shqiptarë do të ndahen nga politika 36-vjeçare.
Nuk i bashkohet askush liderit të opozitës, është parti që ka marrë fund, ndaj është shumë imediate krijimi i një opozite të re.
