Rritet prodhimi i ullirit/ Sulaj: Çmimi skandaloz, vaji po mbetet stok

Rritet prodhimi i ullirit/ Sulaj: Çmimi skandaloz, vaji po mbetet stok

Ndonëse ky sezon ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit të ullirit dhe një cilësi të lartë të vajit, fermerët dhe grumbulluesit në qarkun e Vlorës po përballen me një krizë të thellë. Mungesa e tregut të shitjes, çmimet e ulëta që nuk mbulojnë as kostot dhe mungesa e theksuar e fuqisë punëtore po i detyrojnë prodhuesit ta lënë prodhimin pa vjelë.

 

Në MCN TV, prodhuesi dhe grumbulluesi i vajit të ullirit, Osmen Sulaj, e përshkruan situatën në terren si katastrofike. Sipas tij, pavarësisht kushteve ideale të kokrrës së ullirit këtë vit, vaji po mbetet stok në magazina për shkak të mungesës së kërkesës dhe çmimit tejet të ulët në treg.

 

Një tjetër plagë e rëndë për fermerët e zonës është shpopullimi dhe mungesa e krahut të punës. Sulaj thekson se në fshatra ka mbetur vetëm mosha e tretë, ndërsa pagesa ditore e një punëtori është e papërballueshme përballë çmimit me të cilin shitet vaji.

 

Prodhimi i ullirit këtë vit është shumë më i lartë se viti i kaluar dhe cilësia është e shkëlqyer, pasi ulliri nuk ka kripë dhe kjo ka rritur ndjeshëm cilësinë e vajit. Megjithatë, vajit të ullirit në Vlorë nuk po i flet njeri me gojë fare. Të shitet një litër vaj me 4 mijë apo 4 mijë e 500 lekë (të vjetra) është turp. Këtu fermerët po dështojnë në mënyrën më maksimale. Deri tani unë kam mbledhur gati 10 tonë vaj ulliri në pikën e grumbullimit dhe nuk kam ku ta çoj. Ka shumë prodhim, por nuk kemi ku ta shesim, gjendja në Shqipëri është vërtet mjerane për këtë sektor. Gjendja është katastrofike edhe sa i përket krahut të punës, pasi vetëm një punonjës kërkon e pakta 40 mijë lekë (të vjetra) në ditë. Ne si pikë grumbullimi jemi detyruar të çojmë vetë kamionë për transportin e ullirit dhe të dërgojmë punëtorë për ngarkim-shkarkim, sepse në zonë ka mbetur vetëm mosha e tretë. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe, mungon totalisht fuqia punëtore. Gjendja është alarmante. Mungon infrastruktura mbështetëse, mungon fuqia punëtore dhe kryesorja, mungon çmimi i arsyeshëm në treg. Këto janë tre arsyet kryesore pse ulliri po lihet pa vjelë dhe mund të them me siguri se rreth 20% e prodhimit të këtij viti është braktisur tashmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy