Një konflikt i çastit mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
Sipas të dhënave të para, sherri ka nisur fillimisht si një debat verbal mes tre personave dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku të rinjtë kanë goditur njëri-tjetrin.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij konflikti.



