Shkodër/ Zbulimi i objekteve nëntokësore me drogë në Ganjollë, procedohen 5 punonjës të OSHEE-së

Shkodër/ Zbulimi i objekteve nëntokësore me drogë në Ganjollë, procedohen 5 punonjës të OSHEE-së

Vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Labirinti”, ku u godit një bazë e mirëfilltë nëntokësore e kultivimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike në fshatin Ganjollë, në Shkodër.

 

Policia e Shkodrës bën me dije se këtë të martë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pesë punonjës të OSHEE-së Shkodër, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar ndërhyrjet dhe lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike që furnizonin ambientet nëntokësore.

 

Punonjësit e OSHEE-së të proceduar penalisht janë: J. D., 43 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, K. F., 42 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, L. H., 65 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Gj. M., 53 vjeç, banues në fshatin Juban dhe D. D., 43 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.

 

Një ditë më parë, gjatë kontrolleve të imtësishme në dy objekte të nëndheshme, në zonën e quajtur “Kanali i Drinit” në Ganjollë, efektivët e policisë zbuluan një ambient të përshtatur me pajisje speciale për kultivimin e bimëve narkotike dhe përpunimin e tyre.

 

Nga operacioni u sekuestruan 170 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, u asgjësuan 2 600 bimë narkotike të kultivuara, si dhe u vunë në pranga 10 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet procedurale në ngarkim të pesë punonjësve të OSHEE-së i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy