Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi pritës për samitin e ardhshëm të NATO-s përbën një zhvillim madhor që dëshmon rëndësinë e saj strategjike në rajon.
Politikani Kreshnik Çollaku ka komentuar në MCN Live këtë ngjarje të rëndësishme, duke sqaruar se ky vendim nuk është një vlerësim personal për kreun e qeverisë, por një zgjedhje e pastër gjeopolitike e aleancës.
Ai ka vënë në dukje se pesha specifike e faktorit shqiptar në Ballkan dhe orientimi i tij i palëkundur perëndimor janë arsyet kryesore të këtij përzgjedhjeje.
Kushdo që të ishte kryeministër apo president samiti i NATOs bëhet për të dhënë mesazh të fortë gjeostrategjik dhe Shqipëria ka një pozicion gjero grafik të rëndësishëm është vendi amë në Ballkan, është faktori më stabël që mund të garantojë stabilitetin, është popullata më pro NATO, perëndimore, më imunë ndaj çdolloj influence janë të gjithë parametrat për të qenë një kolonë e SHBA dhe NATOs.
Nuk mund të mblidhen as në Kosovë dhe as në Maqedoninë e Veriut, prandaj Shqipëria është vedni ideal, por që nuk lidhet aspak me emrin e kryeministrin mbajtja e samitit të NATOs, sepse interesi gjeostrategjik është më i rëndësishëm se po të lidhej me emrin kryeministrit besoj se atëherë do të ishte në rrezik. NATO nuk është fuqi armiqësore me botën islame.



