Tiranë/ Banesa i përmbytet, policia e shoqëron në psikiatri, “Xhadat” ndjek rastin e Marianthit

Tiranë/ Banesa i përmbytet, policia e shoqëron në psikiatri, “Xhadat” ndjek rastin e Marianthit

Një denoncim i mbërritur pranë emisionit investigativ “Xhadat” ngriti shqetësimin për gjendjen e një gruaje të moshuar, Marianthi Ilia, e cila jetonte e vetme në një pallat në Tiranë, në kushte të rënda higjieno-sanitare, pa ujë dhe energji elektrike. Sipas banorëve, e moshuara kishte pësuar një rrëzim në banesë dhe prej rreth dy javësh nuk dilte më nga shtëpia. 

 

Ajo ndihmohej nga fqinjët dhe bizneset pranë pallatit për ushqim dhe nevoja të tjera bazë, ndërsa, sipas tyre, një i afërm i largët vinte vetëm një herë në muaj për t’i çuar pensionin dhe disa shishe me ujë. “Xhadat” e ndoqi rastin nga afër dhe iu drejtua Bashkisë së Tiranës me kërkesë zyrtare për verifikimin e situatës dhe ndërhyrjen e shërbimeve sociale. 

 

Autoritetet bënë me dije se rasti do të shqyrtohej nga strukturat përgjegjëse dhe se do të ngrihej një grup pune. Por situata u përkeqësua. Pas rikthimit të furnizimit me ujë në banesën e Marianthit, shtëpia u përmbyt dhe uji depërtoi edhe në apartamentin e fqinjës së katit të poshtëm. Për shkak të situatës u njoftua policia dhe, gjatë mbrëmjes, dy punonjës të rendit e shoqëruan të moshuarën në spitalin psikiatrik. 

 

Pas rikthimit të saj në banesë, “Xhadat” shkuasn për të parë gjendjen e saj dhe pavarësisht njoftimeve se ishte ngritur një grup pune, nuk u konstatua ndonjë ndërhyrje konkrete në terren, ndërsa banorët shprehën shqetësimin për situatën dhe dëmet e shkaktuara në banesat e tyre. 

 

Pasi Xhadat u informuan se për rastin ishte ngritur një grup pune dhe se do të ndërmerreshin hapa konkretë, vendosën të verifikonin nga afër nëse këto masa kishin nisur të zbatoheshin, por nuk u konstatua asnjë veprim konkret në terren nga autoritetet e përfshira, ndërsa banorët vijojnë të presin një zgjidhje për një situatë që tashmë ka sjellë edhe dëme materiale në banesa.

 

Pas insistimit të “Xhadat” për një përgjigje dhe veprim konkret lidhur me situatën, duke ridërguar email për informim mbi ndjekjen e rastit, Xhadave iu përgjigjen autoritetet përkatëse duke përfshirë në shkëmbimin elektronik  Znj. Dako (Përgjegjëse e sektorit  të Politikave Vendore të Shëndetit Publik) dhe duke kërkuar prej saj informacion mbi veprimtaritë lidhur me rastin. Xhadat informohen se ditën e premte  NjVNR kishte bërë një mbledhje me Grupin Teknik Ndër sektorial për të hartuar strategjinë më të përshtatshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy