Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Fier–Seman.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi V. M., 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë, të cilën e drejtonte shtetasi N. P., rreth 80 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
