Vatër zjarri në afërsi të Liqenit të Viroit, ndërhyrja e zjarrfikësve shuan zjarrin në kullota

Vatër zjarri në afërsi të Liqenit të Viroit, ndërhyrja e zjarrfikësve shuan zjarrin në kullota

Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të gjerë.

 

Zjarri ka rënë fillimisht në një zonë me kullota, ku për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë, flakët kanë marrë përpjesëtime të shpejta. 

 

Sapo kanë konstatuar vatrën e zjarrit, forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje me mjetet e tyre operative.

 

Falë veprimeve të shpejta dhe koordinimit të mirë në terren, efektivët zjarrfikës bënë të mundur izolimin e plotë të vatrës në një kohë rekord. 

 

Kjo ndërhyrje emergjente parandaloi avancimin e mëtejshëm të flakëve drejt zonave të tjera të gjelbëruara apo strukturave përreth.

 

Sipas autoriteteve lokale, zjarri tashmë është shuar plotësisht dhe situata ndodhet nën kontroll të plotë, pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo lëndime në njerëz.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy