Paratë e pista në farmaceutikë/ Bregu: Tregu i barnave në Shqipëri ka strukturë mafioze

Paratë e pista në farmaceutikë/ Bregu: Tregu i barnave në Shqipëri ka strukturë mafioze

Tregu farmaceutik në Shqipëri po funksionon përmes strukturave që i përngjajnë atyre mafioze, duke qarkulluar miliona euro të pakontrolluara nga shteti, ndërsa pastrimi i parave të pista në këtë sektor ka arritur në përmasa të jashtëzakonshme. Për televizionin "MCN TV", gazetari Sokol Bregu, deklaroi se ky sektor mbetet i vetmi i pagoditur seriozisht nga autoritetet shqiptare.  

 

Duke marrë shkas nga hetimet ndaj shtetasit Ilir Shehu, Bregu zbuloi se goditjet vijnë vetëm kur ka sinjalizime nga vendet e Bashkimit Evropian, pasi institucionet ligjzbatuese vendase dështojnë të kontrollojnë pasuritë e personave të dënuar jashtë vendit. Ai vuri në dukje se fitimet marramendëse në këtë industri bazohen te monopolet dhe te konsumi ekstrem i ilaçeve nga qytetarët, shpesh i nxitur nga vetë mjekët.

 

Farmaceutika ka qenë gjithmonë problem në Shqipëri prej vitesh, por është tregu i vetëm i pagoditur nga shteti shqiptar. Të mos harrojmë që ka pasur goditje apo gjykime nga gjykatat, por në numër shumë të pakët. Farmaceutika ka një fitim marramendës, me miliona para në qarkullim, dhe dihet që shqiptarët përdorin shumë ilaçe. Kjo mund të lidhet edhe me faktin që mjekët japin gjithmonë medikamente dhe numri i tyre është i lartë. Tregu është i pakontrolluar nga shteti, por ka një gamë shumë të madhe. Nëse do të thosha që kemi një strukturë që i përngjan asaj mafioze, kjo është pikërisht ajo që i përket barnave. As ky rast nuk do të ishte zbuluar në Shqipëri nëse nuk do të kishte një sinjal nga Italia, e cila e ka parë të arsyeshme të njoftojë autoritetet shqiptare lidhur me një kontrabandë medikamentesh. Kam përshtypjen se dikush është ankuar, pasi shumë prej tyre janë monopol, prandaj edhe janë shumë të pasur ata që merren me këtë treg në Shqipëri, dhe pastaj është bërë edhe verifikimi i personit konkret. Kemi të bëjmë me dy gjëra: e para, ky person vjen si i dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale, që duhet të ishin futur në kontrollin e pasurisë së tij, por kjo nuk ka ndodhur. Ashtu siç nuk u ka ndodhur me qindra e mijëra të tjerëve të dënuar në Itali apo vende të tjera në BE, të cilët kanë miliona në qarkullim por nuk janë në hetim. Në këtë drejtim, edhe instancat e tjera nuk kanë bërë asgjë në këtë pikë. Numri i këtyre personave është aq i madh sa mendoj se, po t'u sekuestrohej pasuria, një pjesë e madhe do të bënte aq sa është i gjithë buxheti i shtetit në një vit. Jemi mes kontrabandës së medikamenteve dhe një hetimi pasuror që duhet të ishte bërë shumë më parë. Hetimi ka nisur nga Italia dhe ky është korrupsioni, pasi kontrolli për të nuk është bërë këtu. Hetimet e prokurorisë në vendin tonë nuk e godasin sistemin, por godasin vetëm personin. Hetimi për Shehun është i cunguar dhe i ardhur që nga jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy