Aktori i njohur francez Gérard Depardieu ka tërhequr apelin kundër dënimit për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të një filmi në Paris.
77-vjeçari ka pranuar vendimin e gjykatës dhe ka kërkuar falje për sjelljen e tij, duke deklaruar se tashmë e kupton se veprimet dhe komentet e tij kanë qenë fyese dhe lënduese ndaj grave.
“U shpalla fajtor. E kuptoj dhe e pranoj këtë dënim. Prandaj kam vendosur të heq dorë nga apeli”, deklaroi aktori.
Me këtë vendim, dënimi i tij me 18 muaj burg me kusht mbetet në fuqi.
Dy gratë që e denoncuan e cilësuan tërheqjen e apelit si një fitore të drejtësisë, duke u shprehur të lehtësuara pas përfundimit të betejës ligjore.
