Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Zaimi: Ndaj një gjykate s’mund të kërkohet fitore apo humbje, por a ka bërë drejtësi (VIDEO)

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Zaimi: Ndaj një gjykate s’mund të kërkohet fitore apo humbje, por a ka bërë drejtësi (VIDEO)

Drejtori i informacionit në MCN TV, Skerdilajd Zaimi, për dënimin nga Gjykata Speciale me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, thotë se në vendimet e një gjykate nuk mund të kërkohet fitorja apo humbja, por duhet kërkuar drejtësi.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se vendimi është një sanksion për katër individë që kanë ndarë opinionin shqiptarë me atë ndërkombëtar. 

 

Lufta e Kosovës e vitit 1999 nuk është thjesht lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Është lufta e Perëndimit me atë që kishte ndodhur nga Federata Jugosllave pas një vargu luftërash, në Kroaci, Bosnjë dhe më pas Kosovë. Ta reduktosh vitin 1999, si UÇK përballë Sllobodan Milloshevicit, është pak e paqenë nga pikëpamja historike.

 

Gjyqtari dhe prokurori e theksuan disa herë që po caktohen individë të caktuar, me funksione të caktuara, për akuza të caktuara. Një vendim gjykate nuk është deklaratë si e politikanëve. Vendimi do parë si individual. Nga studiues dhe njohës më të mirë të situatës në Kosovë, vendimi tregon se rënia e akuzës për krime lufte, e pastron luftën në Kosovë.

 

Nga ana tjetër ose e pranon autoritetin e gjykatës, ose nuk mund të reagosh kur nuk të pëlqen vendimi. Gjykata ka kërkuar përgjegjësi për akuzat e ngritura dhe kryesisht akuzat e ngritura në vendimin e gjykatës janë kryesisht shqiptarë, kundërshtarë politikë. 

Gjykata e ka adresuar këtë çështje dhe mendoj se asnjë gjykatë shqiptare nuk do e bënte dot këtë. 

 

Në vendimet e një gjykate nuk mund të kërkojmë fitoren apo humbjen, por a ke bërë drejtësi. Jo, a më ke kënaqur mua. Nuk mund të vëmë në diskutim prerogativat e drejtësisë që e kemi pranuar vetë. Vendimi i gjykatës mendoj se është i bazuar mbi fakte.

 

Sipas tij, Tirana zyrtare as ka patur politikë serioze për Kosovën.

 

Ka ruajtur një lloj patronazhimi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, më tepër për te rezonuar ndaj shqiptarëve, asgjë më shumë. Edhe zoti Thaçi që diti të bëjë shtet, u shkëput shumë shpejt nga orbita politike e Tiranës. 

 

Lidhur me qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Zaimi thotë se ai është Kryeministër i Kosovës dhe duhet të mbajë angazhimin si i tillë.

 

Qeveria e Kosovës ka akorduar 40 milionë dollarë për mbrojtjen që i është bërë katërshes në Hagë. Termi që ka përdorur Kurti është i saktë, nuk ka thënë zhbërje, por korrigjim. 

Që mund të thuhet se do ulet marzhi i dënimit, domethënë një dënim më i lehtë. Kaq mund të bëjë, është i detyruar të mbajë një angazhim shtetëror. Por nuk mund të dalë dhe të thotë si protestuesit që nuk e njohin gjykatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy