Pesë persona janë vrarë në një sulm të ushtrisë amerikane ndaj një motoskafi në Paqësorin lindor, të cilët administrata e presidentit Donald Trump i ka cilësuar si “narko-terroristë”, me pretendimin se ishin të përfshirë në trafikun e drogës.
Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Amerikane për Amerikën Latine, njoftoi se kishte kryer sulmin ndaj një motoskafi që lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës në rajonin e Karaibeve, sipas Fox News.
Sipas deklaratës së ushtrisë amerikane, ekzistonin informacione që tregonin për përfshirjen aktive të anijes në trafikun e lëndëve narkotike.



