Francë/ 70 mijë policë në rrugë për të ndaluar dhunën, frika nga protestat bllokon Parisin

Francë/ 70 mijë policë në rrugë për të ndaluar dhunën, frika nga protestat bllokon Parisin

Franca ka vendosur në gatishmëri rreth 70,000 forcave të sigurisë në të gjithë vendin për të parandaluar përshkallëzimin e trazirave civile, pas dhunës më të rëndë të parë në rrugë ndër vite. 

 

Operacioni masiv, i cili përfshin njësi elitare antiterrorizëm, mjete të blinduara, helikopterë dhe dronë, vjen si përgjigje ndaj thirrjeve në mediat sociale nga grupe të "ultra-së majtë" për të shfrytëzuar protestat mbi koston e jetesës. 

 

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, paralajmëroi një qëndrim jashtëzakonisht të vendosur dhe zero tolerancë ndaj dhunës dhe plaçkitjeve.

 

Frika nga trazirat ka paralizuar jetën kulturore dhe ekonomike; muzeumet kryesore si Luvri dhe Orsay u mbyllën, programi i fundjavës i panairit "Art Basel" u anulua dhe bizneset në Paris kanë barrikaduar ambientet e tyre. 

 

Ndërsa qeveria e presidentit Emmanuel Macron po tenton të menaxhojë krizën gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, opozita e majtë dhe sindikatat kanë kritikuar ashpër ndalimin e tubimeve, duke e akuzuar qeverinë për kalim drejt një "shteti policor". 

 

Valë pakënaqësie dhe protesta të ngjashme për koston e jetesës janë paralajmëruar këtë fundjavë edhe në kryeqytete të tjera europiane, përfshirë Tiranën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy