
Dëmtimi i Kvicha Kvaratskhelias ka ndryshuar shumë gjëra tek Paris St Germain.
Luis Enrique është i detyruar të gjejë menjëherë një zëvëndësues, për ti paraprirë çdo prapakohe.
Gjeorgjiani është i domosdoshëm në 11-shen e asturianit i cili ka menduar për Ez Abde.
Marokeni po avancon ashtu siç duhet tek Real Betisi, shumë efikas në ofensivë dhe i rrezikshëm për çdo rival.
‘’ Les Pariziens ‘’ kanë menduar të ofrojnë Dro Fernandez dhe Ferran Torres për ta transferuar 24 vjeçarin në ‘’ Parque de Princes ‘’.
Koha kalon si pa e kuptuar dhe francezët duhet të jenë pa diskutim në lartësinë e çdo kompeticioni.
Me ‘’ Luchon ‘’ ndryshimi është evident dhe vijimësia vlen të analizohet në çdo aspekt.
Nëse i referohemi kampionit të botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ 40 ditë pa shënuar gol e kanë bërë gati të pamundur qëndrimin në kryeqytetin spanjoll dhe Ez Abde shikohet një alternativë që mund ti vijë në ndihmë dy herë rradhazi kampionëve të Champions Leagues.
Kontrata e afrikanit me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ merr fund në qershorin e 2029-tës dhe vlera e prishjes së saj i arrin 60 milionë eurot.
Mungesa e ishi-t të Napolit është mjaft domethënëse por traineri asturian e ka treguar gjithmonë kapacitetin në momente delikate.



