Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolekë Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga GJKKO, pasi u shpall fajtor për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, në bashkëpunim.
Guci u dënua fillimisht me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 1 vit e 4 muaj burg dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Për të njëjtën vepër penale, gjykata shpalli fajtore edhe ish-nënkryetaren Edmonda Harizi, e cila u dënua përfundimisht me 8 muaj burg.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri.
