Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin në lidhje me të lënduarit gjatë protestës.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar, mes tyre edhe një efektiv policie.
Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.



