
Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, mesazhin e dhënë nga ambasada e SHBA në Tiranë për të qëndruar larg grumbullimeve dhe protestave, e sheh si një sinjal sa i takon risqeve për sulme terroriste apo nga grupet kriminale.
Nga studio e lajmeve të MCN, ai deklaroi se një mesazh i tillë nuk duhet lidhur domosdoshmërisht me protestat.
Sipas tij, ky paralajmërim pason një javë problemesh kibernetike në SHBA dhe kësisoj duhet mbajtur “vath në vesh”.
Edhe pse nuk qe një mesazh specifik për zonën e Shqipërisë, pason një sërë mesazhesh që kanë nisur që nga fillimi i vitit. Ishte diçka më specifike sa i takon rrisqeve terroriste dhe grupeve kriminale. Pavarësisht se nuk ka mesazhe për publikun. Në këtë moment që flasim, në nëntor, në të gjithë Europën kemi një periudhë disa mujore me protesta, e kemi lidhur me marrëdhëniet gjeopolitike.
Është e paqartë çfarë partnerët amerikan dinë në detaje. Të paktën gjatë protestave të tetorit nuk kanë qenë kaq specifik për ndonjë risk të vetëm. I vetmi mesazh ka qenë në shkurt ku ju bëhej thirrje qytetarëve amerikanë që të bënin kujdes në disa zona të Tiranës, nuk ka pasur specifikime për grupet kriminale dhe terroriste. Nuk duhet lexuar detyrimisht me protestat tona.
Ka qenë një klimë relativisht e rënduar në Itali, Francë etj. Masat kanë qenë të rrepta kudo në Europë. Por a ka diçka më serioze nuk e dimë. Një luftë e një lloji të ri në një farë mënyre po, pasi pason një javë problemesh kibernetike në SHBA. Një vëmendje më shumë duhet dhe ndoshta, duhet mbajtur vathë në vesh.
Lidhur me raporti për dezinformimin ku vihet në dukje përfshirja e aktorëve të huaj në zgjedhjet e disa vendeve, Meksi e cilëson si problemin më kryesor si dhe më të thjeshtin për tu vënë në zbatim.
Do thoja është problemi kryesor, është më i thjeshtë për tu vënë në zbatim se sa problemet e sigurisë kibernetike, përtej faktit që inteligjenca artificiale përbën një hap përpara në luftërat teknologjike. Dezinformomi është shumë më bazik.
Tashmë në formë konstante kemi elementë të dezinformimit kudo në botë. Absolutisht dhe në Shqipëri. Janë aktorë ekonomikë, të medias, që në formë konstante ofrohen për dezinformim, ose për të bërë pis. Në debatet politike patjetër që ka rol. Nuk di të them nëse ka aktorë të huaj.
