Një ushtarak 41-vjeçar i Ushtrisë Amerikane është arrestuar pranë Gloucester në Britaninë e Madhe, nën dyshimin për vepra penale që lidhen me sigurinë kombëtare dhe spiunazhin në favor të Rusisë.
Policia britanike kundër terrorizmit konfirmoi se arrestimi u krye të martën, ndërsa hetimet po vijojnë në dy lokacione në Gloucestershire, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane dhe FBI-në.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e cilësoi arrestimin të rëndësishëm, duke theksuar se akuzat për spiunazh përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Ndërkohë autoritetet amerikane paralajmëruan për rrezikun e kërcënimeve të brendshme, veçanërisht nga persona që kanë akses në informacione të klasifikuara.
