Marcos Llorente, objektiv i Liverpoolit

Marcos Llorente, objektiv i Liverpoolit

Duke qenë se ende nuk e ka zgjidhur çështjen e rinovimit të kontratës Marco Llorente tashmë po ndiqet me kujdes nga drejtuesit e Liverpoolit. 

Spanjollit i përfundon në 30 qershorin e 2027-tës aventura me kryeqytetasit dhe ‘’ Të Kuqtë ‘’ e konsiderojnë një element i cili mund ti vijë në ndihmë skemave të Andoni Iraolas. 

Sipas ‘ TEAMtalk ‘ edhe Chelsea bashkë me Manchester City-n pretendojnë shërbimet e 31 vjeçarit, dy kandidatë që mund ta vënë në vështirësi rivalin direkt për Premier Leaguen. 

Në të shkuarën Marcos Llorente i shënoi dy gola anglezëve, pikërisht në ‘’ Anfield Road ‘’, ndeshje e vlefshme për Champions Leaguen. 

Në 11-shen e Diego Simeones ka një rëndësi të veçantë, i cili ka ditur gjithashtu të lërë gjurmë edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes, kampion në fuqi i botës.

 Megjithatë, ‘’ Los Rojiblancos ‘’ thuhet se do të lëvizin çdo gurë për ta evituar largimin e ishi-t të Deportivo Alaves nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ me parametër zero të cilët automatikisht i japin një rëndësi të veçantë kontributit gjatë eksperiencës së tij. 

Merkatoja e janarit do të jetë determinante për ta përcaktuar rrugëtimin i cili është i ndërgjegjshëm se një kalim në kampionatin anglez sidomos tek një ekip elite do të konceptohej si një sukses në çdo aspekt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy