Britania fiton betejën për naftën e Ishujve Falkland

Britania fiton betejën për naftën e Ishujve Falkland

Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit i mbështetur nga OKB ka rrëzuar përpjekjen e Argjentinës për të bllokuar një projekt madhor të eksplorimit të naftës pranë Ishujve Falkland, duke i dhënë kështu një fitore të rëndësishme diplomatike dhe ligjore Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

 

Me 18 vota pro dhe 3 kundër, gjykata vendosi se nuk ka juridiksion për të gjykuar këtë rast, pasi në thelb bëhet fjalë për një mosmarrëveshje territoriale dhe sovraniteti.

 

Fusha e naftës ndodhet rreth 209 km larg Ishujve Falkland dhe vlerësohet se përmban 1.7 miliardë fuçi naftë. Kompania britanike Rockhopper Exploration dhe ajo izraelite Navitas Petroleum pritet të nisin nxjerrjen brenda dy viteve, duke sjellë fitime të mëdha për rreth 3,500 banorët e ishujve.

 

Presidenti Javier Milei deklaroi se ky vendim "nuk është fjala e fundit" dhe përsëriti se "Ishujt Falkland janë argjentinas". Qeveria në Buenos Aires njoftoi sanksione ndaj pesë individëve të përfshirë në këtë sipërmarrje.

 

Londra e cilësoi vendimin një "fitore të qartë", duke i bërë thirrje Argjentinës t'i japë fund presionit ekonomik dhe të respektojë të drejtën e banorëve për vetëvendosje të cilët në vitin 2013 votuan 99.8% për të mbetur territor britanik.

 

Kjo është përplasja më e fundit mes dy vendeve që zhvilluan një luftë 74-ditore për këta ishuj në vitin 1982, një konflikt që asokohe mori jetën e mbi 900 personave nga të dyja palët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy