Alexander- Arnold, drejt largimit nga Real Madridi

Alexander- Arnold, drejt largimit nga Real Madridi

Rotacionet e Jose Mourinhos gjatë sfidave të fundit e kanë lënë në prapavijë Trent Alexander- Arnold. 

Anglezi nuk është zgjedhur nga Jose Mourinho si titullar, i cili ka aktivizuar Denzel Dumfries dhe shpeshherë edhe Federico Valverden. 

Ky fakt thekson edhe njëherë se ‘’ The Special One ‘’ është një trainer detajist dhe shumë i vendosur i cili është rikthyer pas shumë vitesh në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të fituar trofe. 

Megjithatë, mbrojtësi preferohet sidomos në Premier League, konkretisht nga Liverpooli, Arsenali, Manchester City dhe Chelsea.

28 vjeçarit i përfundon kontrata me ‘’ Galaktikët ‘’ në 30 qershorin e 2031-shit, të cilit do ti duhet të konsolidohet në pjesën e mbetur të sezonit ose në të kundërt mund ti vërë pikën kësaj eksperience. 

Gabimet tek ish fituesit e Champions Leagues kushtojnë shtrenjtë, sidomos me strategun luzitan në stol.

Mbetet për tu parë se si do të reagojë Trent Alexander- Arnold në sfidat vijuese të cilat do të konsiderohen një finale për të pasi vendoset vazhdimësia ose jo në kryeqytetin spanjoll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy