Një grup protestuesish është zhvendosur drejt selisë qendrore të PS-së në Tiranë, duke shkaktuar momente të forta tensioni.
Protestuesit kanë lëshuar një "breshëri" fishekzjarrësh dhe mjetesh piroteknike drejtpërdrejt në drejtim të godinës së forcës politike në pushtet.
Nga shpërthimet e mjeteve piroteknike është krijuar një re e dendur tymi përpara selisë, ndërsa forcat e policisë, të cilat ishin pozicionuar paraprakisht në njërën anë të objektit, kanë ndërhyrë menjëherë për të sprapsur turmën.



