
Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari thotë se buxheti i dikasterit që ai përfaqëson është 18 miliardë lekë ose 10% më shumë se 2026 dhe prioritet ka skema e zhvillimit rural.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se janë tre faktorë mbështetës për uljen e kostos së prodhimit për fermerët, ulja e karburantit, rimbursimi i TVSH, dhe TVSH-ja 6% për produktet e shportës.
Mbështetja kryesore në bujqësi ka qenë për hektarë dhe në blegtori për krerë. Certifikimi i produkteve është prioritet për tu përafruar me legjislacionin e Bashkimit Europian. Me buxhetin do përmirësohet ujitja për 13 mijë hektarë.
3 miliardë lekë ose pjesa e luanit i takon sigurisë ushqimore. Që të jesh konkurrent në treg duhet të ulësh koston e prodhimit dhe për të ulur koston e prodhimit tre janë faktorët kryesorë për vitin 2027: ulja e karburantit me 320 lekë për litër;
rimbursimi i TVSH me 10%, i cili për çdo produkt të shitur, në bazë të faturës fermeri merr 10% mbrapsht dhe e treta është TVSH 6% për produktet e shportës.
Të tre këto elementë do mbështesin fermerët dhe ata do të jenë të aftë për të prodhuar dhe shitur.
