Senatori demokrat i Connecticutit, Chris Murphy, ka lëshuar një alarm të fortë, duke deklaruar se Presidenti Donald Trump po planifikon të rifillojë luftën me Iranin pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Sipas senatorit, ky plan ushtarak është plotësisht “i çmendur”.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Murphy konfirmoi se zyrtarët kanë nisur të informohen mbi strategjinë ushtarake që po bëhet gati në Uashington.
“Thuhet se Trump po planifikon të rifillojë luftën me Iranin pas zgjedhjeve”, shkroi Murphy në një postim në X. “Disa prej nesh janë informuar mbi planin e luftës. Dhe ndërsa nuk mund të zbuloj asnjë detaj, mund të them këtë: plani është i çmendur. Nuk do të arrijë objektivat dhe do të shkaktojë një cikël të ri përshkallëzimi.”
Për të mbështetur deklaratat e tij, Murphy bashkëngjiti edhe një video nga fjalimi i tij në Institutin e Lindjes së Mesme, ku ndau më shumë shqetësime nga takimet e mbyllura të inteligjencës.
«Në një nga këto takime informuese patëm mundësinë të zhvillonim një bisedë mjaft të detajuar rreth planit të luftës nëse do të rifillonim operacionet ushtarake», tha ai.
Ndonëse ka pasur disa raportime që pretendojnë se bëhet fjalë për një "plan afatshkurtër", senatori mbetet skeptik dhe paralajmëron pasoja të rënda për sigurinë dhe diplomacinë globale.
“Plani i tyre është i çmendur”, tha ai në video. “Do të çojë në një përshkallëzim shkatërrues dhe me shumë mundësi në shkatërrimin e angazhimit tonë ndaj sundimit të ligjit.”
Trump is reportedly planning to restart war with Iran after the election. Some of us have been briefed on the war plan. And while I cannot disclose any details, I can say this: the plan is insane. It will not achieve objectives and will set off a new cycle of escalation. https://t.co/adWJfHVIok
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) October 29, 2026



