Deklarata e Marta Kos për protestat/Andoni: Ishte qëndrimi i duhur, ajo është e vetëdijshme se në Shqipëri ka probleme të mëdha

Deklarata e Marta Kos për protestat/Andoni: Ishte qëndrimi i duhur, ajo është e vetëdijshme se në Shqipëri ka probleme të mëdha

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u ndal edhe te protestat në vend, duke theksuar se kërkesat e protestuesve duhen dëgjuar dhe trajtuar.

 

Lidhur me këtë qëndrim, analisti Ben Andoni, në një prononcim për edicionin e lajmeve në MCN tv, e cilësoi deklaratën e komisioneres si të duhurën, duke vlerësuar se ndonëse ajo duhet të përmbushë detyrimet e mandatit të saj për zgjerimin e BE-së, është plotësisht e vetëdijshme për problematikat e mëdha që po kalon Shqipëria.

 

Mendoj që ishte deklarata e duhur, por njerëzit këtu duan që zonja Kos të përshtatet me regjistrin politik të Tiranës, ndërkohë që detyra e saj është ajo e komisioneres dhe si e tillë ajo duhet të përmbushë misionin e saj, që në fund të mandatit të tregojë se çfarë ka realizuar. 

 

Futja në BE e vendeve si Shqipëria, Mali i Zi dhe ndoshta Maqedonia e Veriut, nëse kalon pengesën e Bullgarisë, është një plus shumë i madh për karrierën e saj dhe për gjithë strukturën drejtuese të Bashkimit Evropian, sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë, e cila ka historikun si vendi komunist më i izoluar. 

 

 

Megjithatë, sipas analistit, realiteti i brendshëm në vend është larg standardeve evropiane dhe këtë e pasqyron më së miri protesta që po mbush 180 ditë, e cila ushqehet drejtpërdrejt nga vështirësitë ekonomike dhe mungesa e zbatimit të ligjit.

 

Ndërkohë, zonja Kos besoj se është e vetëdijshme që në Shqipëri ka probleme të mëdha. 

 

Ne si qytetarë të këtij vendi e shohim që ato kapituj që po mbyllen nuk përkojnë fare me standardet me të cilat jetojmë, duke nisur nga respektimi i ligjit e deri te mjedisi. 

 

Protesta që po mbahet dhe po arrin 180 ditët nuk ka brenda vetëm aspektin social, por edhe respektin për ligjin dhe ekonominë. 

 

Ekonomia, për mendimin tim, është karburanti kryesor që po e mban protestën në fuqi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy