Me doza kokaine gati për t’i shitur afër shkollës, arrestohet një person në Tiranë

Me doza kokaine gati për t’i shitur afër shkollës, arrestohet një person në Tiranë

Një person në Tiranë është vënë në prangat e policisë i kapur  në një lokal në afërsi të një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”, me dhjetëra doza kokaine me vete, gati për shitje.

 

Në kuadër operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, u arrestua në një lokal në afërsi të një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”, shtetasi Selam Imeraj, 43 vjeç.

 

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën 30 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 393.6 gramë të së njëjtës lëndë, të cilën dyshohet se do ta ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy