Një sulm i rëndë me raketa balistike ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar "King Khalid" në Riad, duke lënë të paktën 3 të vdekur dhe disa të plagosur.
Sulmi i ndërmarrë nga rebelët Houthi të Jemenit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke përfshirë shkatërrimin e pjesshëm të një avioni pasagjerësh të linjës Saudia Airlines që ndodhej i stacionuar në pistë, sipas "The Washington Post".
Tymi i zi masiv që u ngrit mbi territorin e aeroportit detyroi dhjetëra linja të mëdha ajrore ndërkombëtare të anulonin ose të pezullonin menjëherë fluturimet e tyre drejt kryeqytetit saudit, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror rajonal.



