
Policia ka vënë në pranga një mësues të edukimit fizik në Vlorë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 7 nxënëse të një shkolle.
Shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në qytetin bregdetar, u ndalua menjëherë pas denoncimeve të bëra nga të miturat.
Sipas informacioneve zyrtare, vajzat që kanë kryer kallëzimin penal janë të moshave 14 deri në 17 vjeç.
Ato kanë dëshmuar përpara autoriteteve se ngacmimet seksuale nga ana e mësuesit kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur brenda ambienteve të institucionit arsimor.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.



