Deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë thotë se partia që ai përfaqëson nuk pranon të bashkohet me Partinë Demokratike, pasi përfaqëson politikën e vjetër.
Ai deklaroi për “MCN Live” se vija e kuqe e Lëvizjes Bashkë janë partitë e vjetra dhe politika e vjetër.
Ne i jemi bashkuar thirrjes së protestës që ka të bëjë me dorëheqjen e Edi Ramës me pas caktimin e një date për zgjedhjet e parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Vija e kuqe janë partitë e vjetra, me partitë e vjetra nuk na bashkon asgjë. Nuk kemi një formulë magjike për të rrëzuar Ramën, as Sali Berisha nuk e ka një formulë magjike.
Ne jemi një parti që nuk bashkohemi me politikën e vjetër. Faktori më i rëndësishëm për rrëzimin e Edi Ramës është protesta, qartazi dhe skandalet që kanë plasur ditë pas dite.
Por kam bindjen se nëse do shkonim nesër në zgjedhje, Partia Socialiste do ishte e paaftë që të fitonte 71 mandate.



