Prokuroria e Posaçme anti korrupsion mori pjesë në një operacion ndërkombëtar duke goditur një rrjet kriminal që përmes call centerave mashtronin qytetarë nga e gjithë bota duke shkaktuar një dëm financiar prej 4 milionë eurosh. Hetimet nisën nga denoncimi i një çifti gjerman, dhe sollën arrestimin e 7 personave, ndërkohë që kompanitë mashtruese me bazë në Qipro dhe Izrael kishin klientë edhe nga Shqipëria.



